Rreth Nesh
Tradita jonë për mikëpritjen më të mirë!
E Filluam në vitin 1995, nga themelet ngritëm një ndërtesë dy katëshe, me një kapacitet të vogël.
Punuam fort, me pastërti dhe shpresë.
E deshëm shumë Velipojën dhe synimet tona ishin te qarta.
Përposë sakrificave dhe lodhjes, punuam me pozitivitet, sepse e dinim që një ditë do ishim ktu ku jemi sot. E dinim se do kishim kliente që na mbështesin, na frekuentojnë me vite e që sot janë bërë miqtë tanë më të mirë. E dinim që do kalonim lodhje, vështiresi, por edhe kënaqësi nga puna. Do merrnim lëvdata, urime dhe mbështetje pafund. Kemi klientë që me vite e duan
hotelin tonë, kemi shërbyer me përkushtim, kemi qeshur e gëzuar bashkë me ta, kemi kërcyer e ndarë edhe gezime familjare. Vitet kalojnë, mundi e puna shpërblehen, dhe kujtimet mbahen mend gjatë, prandaj, përzemersisht ju falenderojmë për besimin!
Çfarë thonë klientët tanë?
Google Reviews
Kompleksi Jakaj eshte nje vend shume i bukur dhe miqsesor. Stafi eshte shume i pergaditur dhe gati per te ndihmuar. Ky vend eshte gjithashtu shume i pershtatshem per femijet. Dhomat dhe ushqimi jane shume te mira. Do te shkoj cdo vit aty dhe faleminderit per sherbimin!
Google Reviews
Perfekt c'do gje! Mikpritja, sherbimi, ambienti, ushqimi Ja vlen te shkosh.
Google Reviews
5 yje per ushqimin, 5 yje per sherbimin, 5 uje per cmimin, 5 uje per profesionalitetin e te gjithe stafit. Eshte viti I dyte qe prinderit e mi vijne tek ky kompleks. Kam vetem fjale te mira per respektin disponushmerine dhe profesionalitetin e te gjithe stafit. Sigurisht ne velipoje eshte vendi qe do zgjedhim cdo vit. Faleminderit te gjithve per sherbimin. Respekte!
